Skip to content

VOTO

bottom-cover

Unë jam Jorida Tabaku, prej 12 vitesh anëtare e Parlamentit të Shqipërisë dhe gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë aktive në mbrojtje të interesave të
qytetarëve, kam ngritur zërin kundër taksave të larta, një modeli të gabuar ekonomik dhe korrupsionit që rëndon mbi profesionet e lira. Nuk kam bërë asnjëherë kompromis për të përfaqësuar me dinjitet çdo votë që më ka sjellë në Kuvend.

Jam pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, ku kam sjellë një model të ri, të hapur për të rinjtë, për ata që kërkojnë dije, mundësi dhe më shumë se thjesht edukim formal. Kam organizuar projekte dhe konkurse për zhvillimin dhe aftësimin e tyre, sepse nuk e pranoj dot që rinia jonë të mbetet e papunë, pa shpresë dhe të detyrohet të largohet nga vendi.

Jam nënë e tre fëmijëve dhe familja është arritja më e bukur e jetës sime.
Nuk dua që ata të rriten në një sistem pa liri, pa meritokraci, në një politikë të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Jam vajzë e këtij qyteti, e lindur nga dy familje tiranase që kanë vuajtur gjatë
diktaturës, me prona të mohuara dhe të drejta të shkelura. Jam rritur me frymën e së djathtës, pro-perëndimore dhe pro-evropiane. Ky është burimi i
pasionit tim për politikën: një detyrim i brendshëm ndaj çdo qytetari që meriton të jetojë në një Shqipëri që ecën drejt BE-së jo me fjalë boshe, por me punë të ndershme, çdo ditë.

Kjo jam unë, Jorida… dhe për këtë arsye kërkoj mbështetjen tuaj, që të jem një zë edhe më i fortë, edhe më bindës aty ku merren vendimet më të
rëndësishme për shoqërinë. Dua të ndikoj me energjinë dhe përkushtimin tim për ta bërë qeverisjen më të mirë dhe vendin tonë më të denjë për çdo
qytetar.

Faleminderit për besimin!

Jorida Tabaku

E kam jetuar politikën si përgjegjësi, jo si karrierë. Kam qenë aty për të përfaqësuar zërin e atyre që shpesh mbeten të paqenë – me integritet, dije dhe vullnet për të ndryshuar.

Bashkohu me Jorida Tabaku

Nëse beson te vlerat që përfaqëson Jorida dhe dëshiron të japësh kontributin tënd për një fushatë plot energji, bashkohu! Regjistrohu dhe bëhu pjesë e ekipit tonë, sepse çdo zë, çdo ide dhe çdo hap ka rëndësi.

Lajmet e Fundit

Mes zonjave pensioniste të Tiranës
Sot, mes zonjave pensioniste të Tiranës.Gra të forta, që mbajnë familjet me mundin e tyre, por që sot përballen me çmime të
> Lexo më Shumë
Me mjeshtrin e karikaturës dhe satirës Bujar Kapexhi
Mëngjesi me mjeshtrin e karikaturës dhe satirës Bujar Kapexhi ishte një takim plot frymëzim, reflektim dhe buzëqeshje. Në një atmosferë të ngrohtë
> Lexo më Shumë
12 vite premtime, por asnjë ndryshim për banorët e Bregut të Lumit.
Në çdo fushatë, socialistët kanë premtuar legalizime, rrugë të reja dhe një jetë më të mirë për komunitetet e margjinalizuara. Por sot,
> Lexo më Shumë