Skip to content

12 vite premtime, por asnjë ndryshim për banorët e Bregut të Lumit.

Në çdo fushatë, socialistët kanë premtuar legalizime, rrugë të reja dhe një jetë më të mirë për komunitetet e margjinalizuara. Por sot, pas 12 vitesh, banorët e Bregut të Lumit vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira, pa infrastrukturë, pa dokumente pronësie dhe pa mbështetje reale nga shteti. Fëmijët ecin në baltë, të rinjtë rriten pa shpresë dhe të moshuarit janë lënë pas dore.

Ky nuk është një problem i ri, por një plagë e hapur që nuk mund të mbulohet më me fjalë boshe. Ata që duhej të kishin ndërtuar, kanë harruar. Ata që duhej të kishin përfshirë, kanë përjashtuar.

Partia Demokratike dhe Jorida Tabaku janë zëri i atyre që nuk janë dëgjuar.
Votoni për një alternativë që ka treguar se është në krah të njerëzve dhe që nuk i braktis pas zgjedhjeve.

Më 11 maj, voto Partinë Demokratike.
Voto Jorida Tabaku – për dinjitet, zhvillim dhe zgjidhje konkrete.